Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një debat mes analistit Mark Marku dhe deputetit Agron Shehaj.

Teksa po argumentonin në “Opinion” nëse duhet zhvilluar një Kuvend Kombëtar për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Mark Marku i është drejtuar Shehajt duke i thënë se nuk kishte guxim që t’i dilte kundër Lulzim Bashës.

Tonet janë ashpërsuar aq sa Mark Marku e etiketoi Agron Shehajn si biznesmen matrapaz dhe se nuk duhet të ishte në politikë.

Pjesë nga debati:

Mark Marku: Unë isha për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së. Sali Berisha është aty me të gjithë përkrahësit e vetë, pse nuk e pranuan një Kuvend. Të mbash një Kuvend kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin personal, nuk e kuptoj. Kuvendi Kombëtar bëhet për PD jo vetëm për një person, ju të gjithë që keni mbështet Bashën. Ti nuk guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk arrite të mbaje një fjalim atje

Agron Shehaj: Leksione trimërie dhe guximi nuk mi jep dot mua. Unë ndërkohë që dola kundër Bashës si alternativë, ti bëje fushatë për Lulzim Bashën i nderuar. Nuk më jep dot leksione.

Mark Marku: Ju aty nuk hodhët asgjë…

Agron Shehaj: Ku ishe në fushatë. Ti thoshe që duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike por jo kryetarin. Pa më shpjego pak si ndryshohet PD po nuk u ndryshua kryetari.

Mark Marku: Unë nuk isha për ndryshim që të shkonte nga Basha tek ti.

Agron Shehaj: Unë kam thënë troç se çfarë mendoj për Lulzim Bashën. Ti i bëre fushatë Lulzim Bashës dhe më thua mua që nuk pata guxim. Për atë që the më vonë se ky nuk e bën dot.

Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk bëhet dot kryetar i PD-së.

Agron Shehaj: Për kë e ke fjalën? Unë jam matrapaz?

Mark Marku: Po, je tregtar.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?

Mark Marku: Je biznesmen. Nuk duhet një biznesmen në politikë. Jam për këtë.

Agron Shehaj: Kujt i plasi.

Mark Marku: Je një personalitet i ulët krahasim me Bashën.

Agron Shehaj: Ti je i ulët se nuk ta mbajti dhe ike. Ky mentalitet komunist. Tregtia qenka baraz me matrapaz.

Mark Marku: Dy raste ka në historinë e politikës botërore, Trump dhe Berlusconi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb