Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se për momentin vendi i tij nuk ka ndërmend të zgjerojë operacionet ushtarake.

“Ne po monitorojmë dhe po vlerësojmë çdo skenar, por për momentin nuk kemi ndërmend të zgjerojmë operacionet tona ushtarake. Roli ynë është të mbrojmë izraelitët. Ne mbetemi në gatishmëri, kemi miratuar plane sulmuese dhe mbrojtëse, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për rajonin. Irani nuk është vetëm një kërcënim për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha ai.

Hagari sqaroi se gjatë sulmeve të mbrëmshme u hodhën rreth 350 raketa dhe dronë me peshë rreth 60 tonë.

Ai vlerësoi mbështetjen nga aleatët pasi ndihmoi në shkatërrimin e 99 % të goditjeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Zyrtari izraelit shtoi se Izraeli ka miratuar plane operacionale si për aspektin e mbrojtjes ashtu edhe për atë të sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: