Tashmë nuk ka asnjë dyshim se yjet hollivudiane, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, janë rikthyer bashkë.

Pas thashethemeve të vazhdueshme për lidhjen e tyre, Page Six ka konfirmuar se ata e kanë rikthyer romancën pas publikimit të fotove, ku dyshja shihen duke u puthur.

Kjo është hera e parë që 51-vjeçarja dhe 48-vjeçari fotografohen duke u puthur, që kur shpërthyen thashethemet për një ribashkim të tyre.

Affleck dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe u ndanë.

Të njohur asokohe me nofkën ‘Bennifer’, dy aktorët e nisën romancën e tyre gjatë xhirimeve të filmit “Gigli”, ndërsa pak kohë pas filmit, madje, edhe u fejuan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb