Teksa Jennifer Lopez nuk është larguar ende nga Italia pas koncertit ekskluziv në Capri dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck ndodhet në Los Angeles për punë, dyshimet e para bien mbi çiftin. Dasma sekrete dhe fakti që ylli zgjodhi mbiemrin e bashkëshortit të saj nuk i kanë pëlqyer aspak ish-bashkëshortit. Shefi kubanez Ojani Noa ka rrëfyer për Daily Mail: “Nuk mendoj se dasma do të zgjasë shumë. Jen është e dashuruar pas dashurisë, i pëlqen të dashurohet”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jennifer dhe Ojani u martuan shumë të rinj në vitin 1997 dhe ishin bashkë si burrë e grua vetëm një vit. Më pas popullariteti pushtoi Lopezin dhe martesa e tyre përfundoi: “Po të mos ishte bërë e famshme do të ishim akoma bashkë, shumë e kanë penguar lidhjen tonë”.

Sa i përket martesës me Affleck, ai vazhdon: “I uroj më të mirën, por është fejuar gjashtë herë, Ben Affleck është burri i saj i katërt. Çdo herë e beson, çdo herë mendon se ka mashkullin e jetës pranë saj. Madje ajo e besoi këtë edhe për mua…”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb