Deputeti aktual i Parlamentit të Shqipërisë, Halit Valteri, i cili në këto zgjedhje do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste, me numrin 35 në fletën e votimit, ishte i ftuari i parë i gazetarit Sokol Balla, në “Real Sotry”.

Gjatë fjalës së tij, Valteri u ndal në vrasjen e Elbasanit. Ai tha se deklaratat e kandidatit të PD Xhelal Mziu më pas, ishin një formë “përqeshje” për qytetarët.

Valteri nënvizoi, se vota për të, si një djalë i ri, do të thotë një zë opozitar më shumë edhe brenda qeverisë, në Parlamentin shqiptar.

“PD ka marrë grupe mercenarësh duke thënë se janë grupe që do të mbrojë votën. Shqiptarët nuk duhet të trembet nga ky grup njerëzish. Kjo nuk është Shqipëria që ne duam. Kjo është Shqipëria e kthimit pas në vitet ’97 ku njerëzit humbën gjithçka kishin. Unë kam një grup të mrekullueshëm në Tiranë që duam të përfaqësohen në Kuvend nga një “rebel” kundër padrejtësive që i bëhen shqiptarëve. Është më mirë një patronazhist, që ka një laps dhe një mendim për një person, se ata që kanë armë në dorë.

Është 100 herë më mirë një patronazhist që respekton masat anti-COVID sa disa njerëz që kanë një organizim të ç’organizar. Këta njerëz që bëjnë thirrje të mos vaksinohemi, këta mbyten nga helmi i tyre dhe jo më gjithë Shqipërinë. E kam fjalën për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Çdo shqiptar i ka munduar një pyetje, ku do të zhduken këto. Deputetët i rrinë në kurriz shqiptarëve dhe nuk kanë prodhuar asgjë. Unë kërkoj mbështetjen si një djalë i ri që kam guxim. Unë kam një vajzë dhe dua që vajza ime të rritet në këtë vend. Duhet t’i japim shërbim sovranit. S’e kam idenë ç’ka ndodhur në Elbasan. Dua të them diçka, PS akuzon PD për shitblerje të votash dhe anasjelltas.

Në 2017 kam bërë të njëjtën fushatë si sot, por këtë herë ka një ndryshim, do mbledhësh vota personale. Unë di të them vetëm diçka, që në 30 vite kemi parë nga më të ndryshmet, as PS dhe as PS nuk kanë nevojë të blejë vota. Unë di një kancer që është LSI dhe është një korporatë dhe është ngritur në këtë kauzë. 100 euro për një votë, ku gjenden këto para? I bëj thirrje SPAK-ut, që të mos i lejojnë këto batakçinjtë që duan të vijnë me forcën e dhunës në pushtet. Mziu se ka për herë të parë përballjen me drejtësinë. Shoh më shqetësuese ato tendera që kanë shkuar për dhjam qeni, ka qenë një kontingjent i drejtësisë. Kjo deklaratë është nxitje dhune, frikësim i elektoralit.

Është vrastare dhe kriminale, të thuash që kemi grupet tona të gatshme që do e pësojnë si i ndjeri, është përqeshje për familjarët e të ndjerit. I bëj thirrje shqiptarëve, që për këdo të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre. PD nga një aset kombëtar, është bërë aset i dy familjeve, nëse nuk je pjesë e atij oborri nuk bë dot opozitë. Opozita nuk është private, ajo është privatizuar. Gjëja më e rëndësishme që kërkon Basha është kthimi në sistem. Basha i din numrat që do të marri. Unë nuk do të flas me fjalë shpirti. Të nderuar demokratë dhe socialistë, kam vetëm një mesazh. Do t’iu lutesha që të votoni një djalë dhe një vajzë të re, nëse votoni Halit Valterin do të jetë një zë i fortë në Parlament, do të jemi në opozitë.

Këtë muaj solidariteti, mëshirës, ju lutem me qetësi dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Jeta vazhdon do të jemi prapë në këtë vend dhe s’ka rëndësi kush do e drejtojë vendin, ne jemi shqiptarë dhe duhet ta duam njëri-tjetrin përtej partive”, u shpreh Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb