SHBA

Sipas Johnny Depp, pesë vitet e fundit kanë qenë “surreale” për të. Ylli i kinematografisë po reflekton mbi jetën e tij kohët e fundit. Para pak kohësh ai ngriti një padi kundrejt The Sun, pasi e quajtën atë dhunues ndaj bashkëshortes, gjë të cilën e ka mohuar.

Por kjo njollë në jetën e tij duket se po ndikon edhe në karrierë, siç është shprehur vetë ai. Ai gjithashtu reflektoi për filmin, “Minamata”, që nuk do të dalë në SHBA ashtu siç ka dalë në Mbretërinë e Bashkuar, diçka që ai dhe regjisori Andrew Levitas duket se fajësojnë jetën personale të Depp.

Në lidhje me këtë Depp është shprehur se Hollywood-i po e bojkoton.

“Një njeri, një aktor në një situatë të pakëndshme dhe të çrregullt, gjatë viteve të fundit…Por, ju e dini, unë po shkoj drejt vendit ku duhet të shkoj për t’i bërë gjërat më mirë… Për t’i nxjerrë në dritë.”

Por pavarësisht krizës në karrierën e tij në SHBA, Depp do të nderohet nga festivali i Filmit në Spanjë San Sebastian muajin e ardhshëm, dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Republikën Çeke, Karlovy Varya.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: