Drejtoresha e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) Jonila Godole, në fjalën e mbajtur përpara të përndjekurve politikë në 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, deklaroi se priste që kjo datë të ishte ditë bashkimi.

Godole theksoi se brezi i ri duhet që të ndërgjegjësohet për periudhën e diktaturës, duke shtuar se të përndjekurit kanë nevojë që të trajtohen me dinjitet.

“Është një përvjetor i jashtëzakonshëm, kemi rrëzimin e simbolit kryesor të diktaturës atëherë, të përmendores së Enver Hoxhës. 20 shkurti duhet të ishte një ditë bashkimi. Studentët guxuan që të afrohen në shesh dhe gjithë përfitimi ishte për shoqërinë shqiptare. Brezi i ri duhet të ndërgjegjësohet për periudhën e diktaturës.

Ishte regjim kriminal, që nuk duhet që të përsëritet më. Prisja një ceremoni shtetërore. Në fillime kishte disa dënime për krime ndaj njerëzimit, por edhe ata u shfuqizuan kur PS erdhi në pushtet, e pas asaj, nuk kemi pasur më gjë. Disa fajtorë kryesorë ende jetojnë. Ilaçi nuk është harresa, as akuza, por të flasim për këtë dhe faktet të flasin vetë. Të përndjekurit politikë mos të merren më nëpër këmbë, por të trajtohet me dinjitet”, u shpreh Godole.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb