Për finalen kundër Totenhemit në Champions League ka ende kohë. Më parë Liverpuli i Jurgen Klopit duhet të ndeshet me Ulvërhemptonin në javën e fundit të kampionatit, që do të përcaktojë se cilët mes “Red”-ave dhe “Citizens”-ave do të fitojnë titullin kampion në Angli. Në konferncë për shtyp, Klop nuk kursehet aspak.

“Për mua, arritja në finalen e Championsit nuk ndryshon asgjë, përveç faktit që do të jemi aty. Kam marrë miliona mesazhe, por askush prej tyre nuk më fliste për ndeshjen e fundjavës. Luajmë kundër Ulvsit dhe jemi të përqëndruar aty, gjë që sidoqoftë nuk i heq meritat e asaj që kemi bërë kundër Barcelonës. Me siguri, ai ka qenë një nga momentet më të mira të historisë së futbollit dhe jo vetëm për Liverpulin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të luajmë me besim”.

Liverpool Barcelona 1040x572
Liverpool Barcelona 1040×572

Por sërish rikthehet në skenë finalja e Championsit. “Njerëzit flasin shumë për paratë. Por jo vetëm për atë, mjafton të shohësh sesi Totenhemi e jetoi verën e fundit (Spursat nuk shpenzuan asnjë kacidhe në merkato). Shkuam në finale sepse e dëshiruam, ndonëse ishin të shumtë ata që në finale parashikonin një sfidë mes Barcelonës dhe Mançester Sitit”.

48642633 303
48642633 303

Por Anglia ka katër ekipe në dy finalet e Kupave të Europës. “Në Europa Ligë kishte skuadra shumë të forta si Valencia apo Napoli, grupe lojtarësh që nuk janë inferiorë ndaj ekipeve tona. Kjo nuk është diçka që ndodh shpesh, por duhet pranuar se ky ka qenë një vit i madh për Anglinë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb