Leroy Sane është kthyer një nga emrat më të lakuar në shtypin sportiv. Mënyra e si Loew e la jashtë Botërorit bëri shumë bujë, në një kohë kur Sane ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e shkuar në Premier League. Jo vetëm titullarë fiks me Pep Guardiolën por Sane shihet si një nga futbollistët më premtues në të ardhmen, diku iu referuar këtij perceptimi Man.City po shqyrton mundësinë për ti ofruar menjëherë sulmuesit një rinovim të kontratës.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, City kërkon të mbajë larg rivalët që kërkojnë shërbimet e gjermanit dhe për këtë arsye i kanë ofruar një kontratë të re që shkon përtej vitit 2021, vit në të cilin i skadon kontrata aktuale. Sigurisht me kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës.

Kjo lëvizje nga ana e “qytetarëve” vjen pikërisht në momentin kur Juventus po shton gjithnjë e më shumë interesimin për Sane.Pak kohë më parë presidenti i “Zonjës”, Andrea Agnelli theksoi se shumë shpejt do të blejnë një Ronaldo të ri, deklaratë kjo e cila ka trazuar ambientin tek Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb