Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri me dije se ndryshim i sistemit zgjedhor nuk do të ndodhë, pasi sic tha, maxhoranca nuk e do një gjë të tillë.

“Zgjedhjet lokale ishin moniste, kështu i parashikon edhe ato të përgjithshmet. Vec tym i zi ka për të dalë për reformën. Ky i marrë që udhëton me avion charter 100 mijë euro ndërkohë që Banka Botërore thotë se varfëria në këtë vend është më e madhja në rajon. Ka ardhur koha për një ngritje të madhe. Kemi tritol në qendër të Tiranës, kemi vrasje në Lac, prej një viti policia në gjumë se një e mitur është abuzuar…Asnkë s’jep dotëheqje ngas këta, kanë lidhje me klanet e oligarkëve, nuk ikin me votë të lirë, vec me revoltë kombëtare dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve”,- tha ai.

Ai adresoi më tej akuza për kultivim në bashkëpunim të kanabisit mes zyrtarëve të policisë e drejtuesve lokalë.

“Shkoni në Kukës e Krujë dhe shikoni parcelat e mbjella me drogë, janë të gjithë fajtorë,bashkëpunojnë policë e kryepleqtë. Shkoni e shikoni. Keni 14 zv ministra e këshilltarë bashkie me rroga në dy tre vende”,- tha Maliqi.

Maliqi tha më tej se ambasadorët e huaj duhet ta shohin që shkatërruesi i reformës në drejtësi është Rama.

“Ky po e shkatërron reformën në drejtësi, ndërkombëtarët të vendosin gishtin te njeriu që po e bllokon reformën. Ai është i lidhur me banda e oligarkë, po na kthen diktaturën. Një afro-amerikan humbi jetën dhe e patë atje si ngrihen njerëzit. Këta nuk duan zgjedhje nga populli. E propozoi edhe Presidenti por nuk duan këta”.,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb