GJIROKASTËR

Një 33-vjeçar ka përfunduar në spital pas një aventure në kohë shtetrrethimi për shkak të koronavirusit.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se një 33-vjeçar është rrëzuar në përrua ndërsa ndiqej nga policia pasi qarkullonte gjatë orës së ndalimqarkullimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës. Aktualisht personi ndodhet në spital me dëmtime të lehta në kokë dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb