Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian, kjo pasi Erkand Qerimaj shpërthen fuqishëm ndaj Elez Gjozaj duke akuzuar këtë të fundit se po fsheh një rast ku një sportist ka dalë me doping. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Qerimaj kërkon që presidenti i Federatës së Peshëngritjes të japë dorëheqjen:

Qerimaj
POSTIMI

“Skandali i fundit në federatën e peshëngritjes, rasti i fundit i një sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për te mbrojtur Federatën. Mendimi im bazuar në prova është që urgjentisht Elez Gjoza te japi dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të Presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut, shkruan Qerimaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb