Erkand Qerimaj nuk fshihet më. Peshëngritësi shqiptar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, se ky i fundit nuk ishte treguar transparent, pasi kishte fshehur raste me doping. Qerimaj, në një intervistë eksluzive për News 24, sqaroi gjithçka.

 

 

Në momentin më të bukur ju shpërthyet në rrjetet sociale, ku akuzoni rëndë Presidentin Gjoza. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Ajo për të cilën kam shkruar, ajo është deklarata ime. Për momentin do i rri asaj, për gjëra të tjera mund të pyesni në Federatë.

Për 2 dekada i ke sjellë medalje Shqipërisë. Çfarë do thotë për ty ky sukses në këtë pikë të karrierës?

Medalja e nën-kampionit të Europës është sukses i jashtëzakonshëm. Që nga viti 2002, bëhen dy dekada e dy vite që unë i sjell medalje Shqipërisë. Nuk është veçantia te medalja, por të qëndrosh në elitë për 20 vite është sukses i jashtëzakonshëm. Unë kam dashur të bëj krenare familjen time dhe natyrisht, kam kontribuar për vendin tim.

Prisje diçka më shumë, humbe të artën…

Barazim… Rregullorja e peshës trupore është hequr. Kush e ngre peshën e pari, merr medaljen! Nuk jam i mërzitur për atë pjesë. Rreziku ishte që të shkoja te bronzi, ka qenë një periudhë e ngarkuar, ia arrita me sukses. Kur kthehesh me medalje, është moment emocionues.

Cili është momenti më i bukur dhe pengu më i madh…?

Momenti më i bukur është kur bëra popullin krenar.  Kur jam kthyer nga Izraeli si kampion Europe në të treja stilet.

Pengu më i madh është të stërvitem baraz me kundërshtarët e mi. Po ta shikosh, ai italiani kishte 10 vetë mbi kokë, ndërsa unë kisha vetëm trajnerin.

Ke mesazh për peshëngritësit e ri si për shembull Ramadani…

Për peshëngritësit u them  të merren me sport. Të mos merren me gjëra të tjera. Në momentin që sakrifikon, të paktën fiton.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: