Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar aktori i njohur Ledio Lako, i cili ndër të tjera foli për jetën e tij profesionale por edhe për atë private.

Gjatë karrierës së tij janë të shumta rolet që ai ka luajtur, dhe teksa po fliste për to Ledio rrëfeu se shpesh herë ai bëhet xheloz për dy rolet e tij, Kapon dhe Ramadanin. Ai zbuloi se ndodh që e gjen veten në dilemë se kujt prej roleve do t’ja japë batutën.

Aktori tha se problemi në “Portokalli” është jetëgjatësia e karakterit, teksa tregoi edhe vështirësinë që hasin pasi ngjiten çdo javë në skenë dhe të bëjnë humor, “Dy karaktere janë të fuqishëm, nuk jep dot më shumë”.

I pyetur nëse ka patur raste kur politikanët mund të jenë ankuar për rolet e tij, Ledio tha se nuk ka patur shqetësime të tilla, madje më shumë ka patur nga tiranasit edhe pse ai theksoi se mesazhet që ai ka dhënë për ta kanë qenë të jashtëzakonshme.

Teksa në program u shfaq një foto me Amos Zaharian, Ledio zbuloi këshillën që i ka dhënë në fillimet e tij, “Mundohu të sfumosh emrin e nënës” (aktoren e madhe Yllka Mujo), duke shtuar se për ata që vijnë nga një familje artistësh është edhe më e vështirë.

Ndërkohë gjatë programit Ledio tha se në politikë nuk ka dashur të përfshihet pasi i pëlqen emri që ai ka investuar. “Nuk kam dashur të përfshihen. Artin e kam mision. Emrin që kam investuar e kam më të bukur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: