Nga: ZONJA VJOLLCA
Kadaif me krem

200 gr kadaif
100 gr arra
1 puding vanilje
400 ml qumësht
150 ml pana ëmbëlsire
50 gr gjalpë
2 lugë gjelle sheqer

Vendosim një tigan me gjalpë ne zjarr. Sapo të shkrijë gjalpi shtojmë në të kadaifin dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të verdhë dhe të jetë skuqur i tëri. Më pas shtojmë një lugë kafeje sheqer dhe arrat, i trazojmë së bashku me kadaifin për 5 minuta dhe e lëmë mënjanë kadaifin të ftohet. Ndërkohë në një tenxhere trazojmë pudingun me pak sheqer dhe me qumështin derisa të kalojë në vlim. E largojmë më pas nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Rrahim panën derisa të ngurtësohet dhe nje pjesë të saj e trazojmë me pudingun. Pjesën tjetër e vendosim në një xhep pastiçerie. Shtrojmë kadaifin në një tavë, (ose në tasa personal) më pas vendosim një shtresë krem pudingu dhe e dekorojmë me panën me anën e xhepit të pastiçerisë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb