Botuesi Bujar Hudhri, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, deklaroi se Ismail Kadare me kalimin e viteve humbi interesin për Çmimin Nobel.

Ai theksoi se Kadare ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare si “Princesa e Asturias” dhe “Man Booker Prize”.

Sipas Hudhrit, ndikimi i politikës tek Nobel-i e bëri atë më pak të rëndësishëm për vetë shkrimtarin. Ai shtoi se humbja më e madhe ishte për Shqipërinë, që e humbi shansin ta ketë një Nobel përjetësisht.

Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri: Me kalimin e viteve, Kadare e humbi interesin për Nobelin, nuk interesohej, i bindur se ndoshta ai ishte çmim shumë i rëndësishëm, por edhe politik (edhe paraja e bën të rëndësishëm si çmim se janë gati 1 milionë dollarë e nuk janë pak). Por Kadare ka marrë çmime serioze si Nobel siç është Princi i Asturias, Men Bookers Prize, janë çmime profesionale, kurse tek Çmimi Nobel ndërhyn shumë politika.

Njerëzit, kur Kadare nuk e fitonte Nobelin, sikur ia linin fajin Ismail Kadaresë se përse nuk e merrte këtë çmim. Nuk kishte asnjë faj Kadare. Por, Shqipëria humbi shansin të merrte Nobelin përjetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb