Radioja britanike Rest is Politcs me Rory Stewart dhe Alastair Campbell mundësuan shpalosjen e mendimit filozofik politik “I grow fast and big…” apo “you make him big”

Kalimi i Lamanshit filozofik që pretendon tejkalimin e filozofisë nga e drejta natyrore mbi jetën, lirinë dhe pronën, të John Lock-ut apo Thomas Hobbs që me kryeveprën e tij Leviatikut, rivalizon  esencialisht shkrimet politike të Platonit, Aristotelit, Lokut, Rusoit, Kantit, duke nxjerr teorinë e “kontratës shoqërore”. Kalimi i Lamanshit le matan teorinë e Adam Smithit, dhe veprën e tij Pasuria e Kombeve, e cila më vonë i dha shkas makroekonomisë, uvertyrë kjo për aplikimin e tregut të lirë.

Në anën tjetër Shkolla e Frankfurtit përmes qasjes interdisiplinare analizon elementet irracionale në shoqërinë moderne më mënyrë më efikase sesa studimet mbi filozofinë e autoritarizmit, mbi teorinë sociale dhe teorinë psikoanalitike përmes hulumtimeve empirike.

Nga perspektiva e teoricientëve kritikë, duket se ekzistojnë dy aspekte të krizës politike që shpesh mungojnë së shqyrtuari në kurset kryesore liberale. E para ka të bëjë me gjenezën dhe shkaqet e krizës, që është në kundërshti me kursin që e trajton autoritarizmin vetëm nga termat e një ropture me demokracinë liberale dhe si krejtësisht të huaj për atë. Përfaqësuesit e Shkollës së Frankfurtit argumentojnë se duhet shqyrtuar vazhdimësia dhe kushtet e mundshme që lejojnë tendencat autoritare të lindin nga brendapërbrenda shoqërive kapitaliste liberal-demokratike.

Erich Fromm në një ese që artikulon kuadrin teorik të studimit, argumentoi se “ngacmimet që qëndrojnë në themel të karakterit autoritar” janë “kënaqësia e pranimit, nënshtrimit dhe dorëzimit të personalitetit të dikujt” së bashku me “agresionin ndaj të të pambrojturve dhe simpatinë ndaj të fuqishmit”(Fromm 1936).

Shqetësimi kryesor i studiuesëve ishte se familja si bërthamë e shoqërisë kishte humbur fuqinë për t’iu kundërvënë forcave të tjera shoqërore, të cilat tani ndikonin më drejtpërdrejt te individi, dhe se individët që e shohin botën si të qeverisur nga kjo forcirë iracionale i nënshtrohen liderëve të fuqishëm që i lehtësojnë pafuqinë e tyre.

Vepra ”Personalitetit Autoritar” (1950), është rezultat i hulumtimit punuar nga Adorno në bashkëpunim me një ekip psikologësh të Universitetit të Kalifornisë, Berkeley. Qëllimi ishte entifikimi i tipit të personalitetit që mund të jetë i ndjeshëm ndaj autoritarizmit, bazuar jo në angazhimet eksplicite ndaj lëvizjeve politike fashiste, por për nga karakteristikat psikologjike dhe qëndrimet e tij/saj shoqërore. Studiuesit pohuan se individët me një personalitet autoritar kanë prirje të shfaqin tipare të tilla si ngurtësia ndaj normave konvencionale, një tendencë drejt të menduarit stereotip, një preferencë për figura të forta autoriteti dhe përbuzje për dobësinë e perceptuar, një preokupim me pushtetin dhe statusin dhe një prirje për paragjykimet dhe armiqësia ndaj grupeve minoritare.

Në veprën “Dialektika e Iluminizmit”, Adorno argumenton se “të menduarit identitar” dhe “parimi i identitetit” kanë qenë në bazën e projektit shkatërrues të njerëzimit, dominimit kognitiv dhe praktik të natyrës së jashtme dhe të brendshme, duke lidhur kështu presionin filozofik e në veçanti me atë shoqërorë. Adorno refuzon “të menduarit identitar” në favor të afirmimit të negatives, përkatësisht  “joidentitetit”, ,e që është, e veçanta partikulare e objekkeve, dhe personave që nuk mund t’i nënshtrohen koncepteve. Kjo e shtyn Adornon të refuzojë jo vetëm sintezën afirmative të Hegelit, por edhe ontologjinë Heidegeriane dhe dualizmin Kantian.

Një përfaqësues tjetër i Shkollës së Frankfurit, Markus mbështet lëvizjet rebele shoqërore të viteve 1960 dhe 1970, që është në kundërshtim me përfaqësuesit kryesorë të teorisë kritike që mbanin një distancë të dukshme. Në veprën e tij “Njeriu njëdimensional”, ai ngit shpresën për tejkalimin e shoqërisë represive, njëdimensionale në një “Refuzim të Madh” për t’iu nënshtruar normave, që  implementohen nga “substrati i të dëbuarve dhe autsajderëve”.

E tash, cfarë ka ndikuar në formimin e mendimit kritik të zoon politikon endemik të Bririt Jug-Lindorë të Evopës, që reflekton në mënyrë permanente njeriun njëdimensional dhe refuzimin e madh? Me siguri braktisja e filizofisë politike të matan Lamanshit dhe keqkuptimi i Shkollës Kritike të Frankfurtit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb