Donjeta Kosumi e njohur me emrin Kallashi ka rrëfyer momentet kur dy persona kanë hyrë në lokalin e saj dhe i kanë vënë zjarrin.

Në një intervistë për Klan Kosova ajo thotë se i janë shkaktuar 200 mijë euro dëme.
“Dy persona me dy çanta të zeza kanë hyrë nga dera, tek zyrat i kanë drejtuar revolen u kanë thënë ‘mos lëvizni’, dhe i kanë qitur rojet dhe 20 veta të tjerë që ishin aty, i kanë nxjerrë aty mbrapa në livadh”.

Lajmi për djegien e lokalit të Kallashit bëri bujë ditën e djeshme, pasi Donjeta njihet për kërcimet striptiste duke bërë famë me lëvizjet seksi deri në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: