KAPSHTICË

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë lajmëron qytetarët se sot kanë kaluar 300 qytetarë në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia Kufitare shprehet se kuota e personave që udhëtojnë në Greqi nga kjo pikë kufitare për sot është plotëstuar.

Në njoftim, Policia Kufitare apelon qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kapshticës gjatë ditës së sotme.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb