Edhe pse nuk është më pjesë e “Për’puthen” ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë Xhafer Thaqi ka bërë disa deklarata të bujshme që e kanë vendosur në qendër të vëmendjes.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në program në intervistën e tij të parë pas daljes duke treguar gjërat pozitive dhe pakënaqësitë nga programi. I pyetur nëse ka kryer marrëdhënie intime me ndonjë nga vajzat e programit fshehurazi, pa ditur gjë produksioni, Xhaferi habiti me përgjigjen duke thënë se jo vetëm që e ka bërë diçka të tillë, por e ka bërë me disa.

Ai nuk i ka kursyer as akuzat për autoren Olsa Muhameti për të cilën tha se nuk e lejonte të realizonte takime me vajzat.

“Pas sherrit me Samiun, pata dhe një sherr me Olsa Muhametin. Ishim në Prime dhe vjen Olsa, mu kthye në një mënyrë që nuk duroi as një njeri timin. Nuk pranoj të më kthehet… mu drejtua me disa fjalë kush je ti etj. etj., edhe unë iu ktheva: “Unë nuk bëj ashtu si do ti”. Më uli para të gjithëve dhe unë ia ktheva! Dhe pas këtij debati Olsa me pezulloi dy javë nga programi duke thënë se kjo gjë erdhi pas sherrit me Samiun por në fakt arsyeja ishte sherri me Olsën. Pas këtij debati kur u riktheva në program, Olsa nuk lejonte vajzat të më takonin”- deklaroi Xhaferi në “Expuls”.

Ndër të tjera në media është përfolur për Xhaferin dhe Beatrix Ramosajn, pasi ky i fundit shpesh poston në Instastory gjëra që lidhet me këngëtaren dhe e ka mbështetur disa herë publikisht. “Nuk kam diçka me Trixën por mund të kemi! Pse nuk është për t’u mbështetur Trixa? Është shumë e bukur“- u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb