Hailey Bieber bëri një zbulim për shëndetin e saj përmes Instagramit. Modelja shkroi në rrëfimin e saj në platformën popullore: “ Kam një kist në vezoren time sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë apo sindromë të vezores policistike, por kam një kist në vezore dhe nuk është e lehte”.

Diçitura ka shoqëruar një foto të saj në të cilën ajo tregon barkun e saj, duke deklaruar se nuk është shtatzënë, duke mohuar kështu thashethemet për shtatzëninë që e kanë ndjekur që kur u martua me Justin Bieber në vitin 2018.

Më pas ajo shpjegoi se kisti i saj shpesh shkakton ënjtje, të vjella, ngërçe dhe ndryshime të humorit.

Në fillim të vitit ajo u shtrua në spital pasi pësoi një goditje të lehtë në tru. “Unë kisha një mpiksje të vogël që udhëtoi nëpër një vrimë në zemrën time që nuk u mbyll kurrë dhe shkoi në trurin tim”, tha ajo për Live with Kelly & Ryan.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Asnjëherë nuk e dija se kisha vrimë në zemrën time, kështu që në fakt është një bekim sepse e kuptova dhe kisha një procedurë për ta mbyllur atë. Kështu që tani kam një pajisje në zemrën time përgjithmonë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb