Kanadaja ka konfirmuar 58 raste të lisë së majmunëve, tha shefja e Shëndetit Publik të vendit Theresa Tam.

Duke folur me gazetarët në një konferencë shëndetësore, Tam tha se rastet e konfirmuara janë raportuar në nivel kombëtar, duke përfshirë 52 raste nga Quebec, pesë nga Ontario dhe një nga Alberta.

Ajo tha se rreziku i ekspozimit ndaj lisë së majmunit “nuk është ekskluziv për asnjë grup apo mjedis”, duke paralajmëruar se çdokush mund të infektohet dhe të përhapë virusin nëse bie në kontakt të ngushtë me një person të infektuar ose me objektet e tij të kontaminuara.

Aktualisht, të paktën 550 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga 30 vende jo-endemike në mbarë botën, tha Tam.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb