TIRANE

Kim Kardashian dhe Kanye West janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe e kanë shndërruar në një muze “të braktisur”.

Dhe ç’duhet të bëjë në këtë rast bashkëshorti i saj? Sigurisht një urim dhe një dhuratë. Por çfarë mund t’i dhurosh një miliardereje?

Me siguri mendja të shkon për dhuratat më luksoze dhe të shrenjta, por jo! Kësaj radhe Kanye i ka bërë dhuratën më modeste, por më kuptimplotë që kemi parë.

Ai i ka dhuruar një domate jeshile, një domate qershi dhe disa lule. Reperi e ka shoqëruar dhuratën me një urim, ku shkroi:

“Jam shumë krenar për bashkëshorten time të bukur, Kim Kardashian West, e cila u bë zyrtarisht një miliardere. Ke përballuar stuhitë më të vështira dhe tani Zoti po ndriçon ty dhe familjen tonë. Shumë i bekuar për jetën, prandaj të bëra këtë dhuratë. Të duam shumë!” Sipas Kanye-s, fotoja është një simbol i jetës dhe vazhdimësisë së saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb