Një i moshuar serb ka marrë vendimin e pazakontë, pasi ka parë se bashkëshortja e tij flitronte me meshkuj të tjerë.

Mediet serbe shkruajnë se 74-vjeçari Milojko Boziç ka zbuluar tradhtinë e gruas së tij 54 vite më të re, 21-vjeçares Milijana Bogdanoviç.

Gjithçka ka ndodhur, kur çifti ishte i ftuar në një reality show, në Serbi, dhe e reja ka bërë veprime, që nuk i kanë pëlqyer të moshuarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai është shprehur i indinjuar me gjithçka që po bën bashkëshortja e tij dhe ka vendosur të hyjë në grevë urie. Burri e ka fjalën veçanërisht për flirtimin dhe joshjen që e shoqja ka ndaj meshkujve të tjerë.

Kësaj here ai tha se është i gatshëm të shkojë deri në fund të rrugës. Për shkak të kësaj, një ekip mjekësh dhe stafi mjekësor është detyruar të ndërhyjë menjëherë në vilë. Ndërkohë, që bashkëshortja e tij 21-vjeçare i kërkon vazhdimisht të ndërpresë këtë “marrëzi”.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Pozhega, në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb