GREQI

Mediat greke i kanë kushtuar një portret të veçantë Babis Anagnostopoulos, njeriu i cili nga një njeri që u hoq si viktimë e një grabitje në banesën e tij u shndërrua në një nga personat më të urryer në Greqi.

32-vjeçarit i janë zbuluar edhe lëvizjet më të reja në burgun Kordhalo, ku thuhet se është ambientuar shumë shpejt, shfaqet i ftohtë dhe i akullt si dhe nuk bën lëvizje të panevojshme, por qëndron më së shumtën e kohës me të burgosurin që ndan qelinë.

Psikiatri grek Dimitris Souras e përshkruan 32-vjeçarin si një njeri pa ndjenja, që padyshim nuk ndjen përgjegjësinë e fajit. Për të piloti grek nuk kërkon kurrë falje pasi nuk pendohet për asgjë.
Po ashtu mediat kanë zbuluar edhe disa fiksime të 32-vjeçarit mbi veturat e shtrenjta, udhëtimet jashtë vendit, një llogaritës i gjithcckaje, përfshi euron e fundit.

Ndërkohë avokati që mbron ish-psikologen e 20-vjeçares Caroline Crouch thotë se Anagnostopoulos me qëndrimin e tij i bënte presion dhe i kallte frikë bashkëshortes. Kjo e fundit i kërkonte psikologes së saj si të menaxhonte frikën. Po ashtu 32-vjeçari mungonte në shumicën e takimeve tek psikologia dhe Caroline nuk fliste kurrë për arsyet e mungesës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb