NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
300 gr karkaleca
1 spec pikant
2 lgj vaj ulliri
1 qepë, 1 thelpi hudhër
2 degë trumzë
1 lgj bar qepe
200 gr patëllxhanë
300 gr domate
½ limon
50 ml lëng perimesh
Kripë, piper i zi
125 gr mocarela
Pergatitja
Pastrojmë karkalecat, i presim ato në anën e pasme për së gjati dhe largojmë pjesën e zezë, i shpëlajmë më pas dhe i thajmë me letër kuzhine.
Vendosim në një tas specin djegës të prerë imët, 1 lugë vaj ulliri dhe karkalecat dhe i përziejmë mirë, më pas i vendosim në frigorifer dhe i lemë të marinohen.
Ndërkohë qërojmë dhe presim shumë imët qepën dhe hudhrën. Gjithashtu barin e qepës e presim hollë, ndërsa patëllxhanët dhe domatet i presim në feta të holla.
Vendosim patëllxhanët dhe domatet në një tavë të cekët duke i alternuar njëra pas tjetrës. ½ e limonit e shtrydhim dhe e vendosim në një tas ku shtojmë 50 ml lëng perimesh dhe i përziejmë së bashku. Bashkojmë në një tas qepën, hudhrën, trumzën, barin e qepës, kripë, piper dhe vaj ulliri dhe përzierjen në tas e hedhim mbi patëllxhanët me domate dhe më pas e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
Ndërkohë presim mocarelën në feta të holla dhe e vendosim mbi perimet në 15 minutëshin e fundit të pjekjes.
Nxjerrim karkalecat nga frigoriferi dhe i skuqim ato për 4 minuta në vajin e marinimit të tyre me spec djegës. Më pas i servirim karkalecat duke i spërkatur me pak bar qepe dhe të shoqëruar me domatet me patëllxhanë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
