Në orën 15:00 startoi gara e dymbëdhjetë e kampionatit të Formula 1 për këtë sezon, me pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc që e nisi si kryesues garën në cirkuitin francez.

62dd51fee6e8d
62dd51fee6e8d

Pas tij vinte menjëherë piloti i Redbull dhe rivali i tij kryesor për titullin, Max Verstappen, të cilit duket se i ka buzëqeshur sërish fati.

Kjo pasi në xhiron e 18-të në pistën e “Le Castellet” Verstappen renditej në pozitën 6 pas Fernando Alonsos, por kundërshtari i tij numër një, Leclerc humbi kontrollin e makinës Ferrari në kthesën numër 11 dhe u përplas me bordurat e pistës.

Më pas në xhiron e 19-të Verstappen mori kryesimin e garës pasi në pistë hyri makina e sigurisë dhe ai gjendej përpara Hamilton dhe Perez, ndërsa ferraristi i vetëm në garë, Carlo Sainz u ngjit në pozitën e tetë.

Në xhiron e 25-të Verstapen kishte një diferencë me 3’036 nga ndjekësi më i afërt, rivali i tij i vjetshëm për titullin kampion, Lewis Hamilton.

https://youtu.be/W2ts-4Y1fCk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb