Rusia ndërpret furnizimin me gaz natyror në Finlandë. Kompania shtetërore finlandeze e energjisë Gasum tha se vendimi erdhi pasi vendi nordik refuzoi të paguante furnizuesin Gazprom në rubla.

Gazi, tha kompania, tani do të furnizohet nga burime të tjera përmes tubacionit Balticconnector, i cili lidh Finlandën me Estoninë.

“Ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt dhe vitet e ardhshme”, siguroi CEO i Gasum, Mika Ëiljanen, duke e cilësuar vendimin si “të mjerueshëm”, raporton tgcom.

Gasum paralajmëroi që të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla. Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë. Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla.

(BalkanWeb)