Sulmi rus një pallat në qytetin ukrainas të Mykolaiv në jug të Ukrainës ka shkaktuar sërish viktima. Mësohet se dy persona kanë vdekur dhe 3 janë plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori lokal Vitaly Kimm. Skynews shkruan se nuk dihen ende detaje nga sulmi.

Zyrtari ukrainas nuk specifikoi nëse ndërtesa ishte goditur nga bombë, raketë apo predhë artilerie.