Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë masa të përkohshme për të siguruar që dënimi me vdekje për dy britanikët e mbajtur në Donestk të mos zbatohet.

Është e paqartë nëse Rusia do të zbatojë urdhrin duke qenë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka më juridiksion në vend.
Shaun Pinner u kap në Mariupol në prill së bashku me kolegun britanik Aiden Aslin gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port.

Dyshja u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës Popullore të Donetskut”, megjithëse familjet e tyre thonë se ata po luftonin në mënyrë legjitime si pjesë e ushtrisë ukrainase dhe duhet të trajtohen si robër lufte.

Gjykata tha në një deklaratë se “i tregoi veçanërisht qeverisë së Federatës Ruse, sipas rregullit 39 (masat e përkohshme) të Rregullores së Gjykatës, se ata duhet të sigurojnë që dënimi me vdekje i vendosur ndaj kërkuesve të mos zbatohej”.

Në qershor, parlamenti rus miratoi dy projektligje që i japin fund kompetencës së gjykatës për të marrë vendime ligjore në Rusi.
Ligjet hoqën një rrugë ligjore që rusët, duke përfshirë kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, e kanë përdorur në të kaluarën për të ngritur çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat kombëtare.