Human Rights Watch ka kërkuar sot hetimin e bombardimit të një qendre tregtare ukrainase pak ditë më parë nga trupat ruse, duke u shprehur se kjo mund të përbëjë krim lufte.

“Bombardimi i qendrës tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, duhet të hetohet si një krim i mundshëm lufte”, tha HRW.

Yulia Gorbunova, një studiuese e lartë në Ukrainë në HRW shtoi se nëse autoritetet ruse nuk e bëjnë këtë, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organet e tjera hetuese duhet të nisin një hetim.

Gorbunova shtoi se civilët e Kremençukut, të cilët pësuan një humbje kaq të madhe nga goditja e 27 qershorit, meritojnë drejtësi.
“Duhet të ketë një hetim të plotë dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

Ndërkohë demontimi i qendrës tregtare në Kremenchuk dhe kërkimi për të mbijetuar pas sulmit me raketa ruse vazhdon ende.

“Punonjësit e shpëtimit tani po çmontonin pjesë të qendrës tregtare “afër epiqendrës së shpërthimit”, tha kryetari i bashkisë së Kremenchuk, Vitalii Maletskyi.

Numri i personave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e sulmit vijon të mbetet 18, por Maletskyi ka bërë me dije se janë ende 21 perona të cilët konsiderohen të zhdukur.

111
111

(BalkanWeb)