Trupat ruse janë të përfshira në luftime të ashpra teksa hyjnë në rajonin Donetsk të Ukrainës pasi kanë marrë kontrollin e dy qyteteve të fundit në Luhanskun fqinj, ka thënë guvernatori rajonal i Luhansk.

Serhiy Gaidai tha se trupat ruse kishin pësuar humbje të mëdha në luftën e gjatë për të kapur qytetet binjake të Sievierodonetsk dhe Lysychansk, por tani po i kanalizonin përpjekjet e tyre për të lëvizur drejt jugut.

“Luftime të ashpra po zhvillohen në skaj të rajonit të Luhanskut… Të gjitha forcat e ushtrisë ruse dhe rezervat janë ridrejtuar atje… Ata po pësojnë humbje të mëdha,” tha zoti Gaidai për televizionin ukrainas.

“Një sasi e madhe pajisjesh po dërgohet drejt rajonit të Donetskut. Sigurisht, pas rajonit të Luhanskut, Donetsk është në krye të listës së tyre.”