Josep Borrell , përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, thotë se ai i ka bërë thirrje Kinës të luajë një rol më konstruktiv në adresimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë çdo dezinformim rreth sulmeve ruse.

Borrell tha se ai e diskutoi këtë çështje me këshilltarin shtetëror dhe ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi.

“I bëra thirrje Kinës që të luajë një rol më konstruktiv në adresimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë dezinformimin se cilat janë shkaqet dhe pasojat katastrofike ekonomike globale të sulmit të Rusisë”, ka shkruar ai në Tëitter.