Bombardimi rus i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dëmtoi “disa sensorë të zbulimit të rrezatimit”. Kështu deklaroi agjencia bërthamore e Ukrainës përmes një njoftimi në Telegram.

Energoatom shtoi se bastisjet e reja nga ana e rusëve goditën një zonë pranë një prej gjashtë reaktorëve të centralit të kontrolluar nga Rusia.

Po ashtu u tha se në zonë kishte “tym të madh”.