Ajo mund të jetë një yll, por jo nuk do të thotë që Katie Holmes ka frikë të bëjë duart pis. 37-vjecarja është fotografuar teksa mbush me karburant makinën e saj në Hollivud, ku bie në sy veçanërisht fytyra pa tualet.

Me një fustan të thjeshtë lino me rrip kaf të lidhur shkujdesur në mes, Katie teksa mban celularët në duar, mbush makinën në karburant dhe kur kupton që po i bëjnë fotografi, fal dhe një buzëqeshje.

Aktorja ndodhet e vetme në këtë pikë karburanti, dhe fotot publikohen kur më shumë se kurrë janë shtuar zërat se ajo po del me aktor me ngjyrë, Jamie Foxx.

Aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes që në kohën kur u nda aktori Tom Cruize me të cilin ka një vajzë, Surie.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: