Gjatë një konference për shtyp, Presidenti Ilir Meta bëri të ditur se ai do të zbatonte Kushtetutën dhe vetëm atë, për as kohë sa do të ishte Presidenti i Shqipërisë.

Ai madje shtoi se askush nuk e detyronte dot ta shkelte Kushtetutën.

I pyetur nga gazetarët nëse ambasadorja Yuri Kim ishte keqinformuar në lidhje me pozicionin e tij për reformën në drejtësi, Presidenti Meta, u përgjigj duke thënë:

“Këto muhabete Rilindjeje leri në vend tjetër, nuk merrem me këto histori dhe punë aq më tepër me thashetheme. Kryetar i shtetit bën detyrat, mbi mua është vetëm Kushtetuta dhe mbi të vetëm populli. Sikur të gjitha vendet e aleancës të bashkohen s’mund të më detyrojnë dot të shkel Kushtetutën e Republikës…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: