Nga: ENEIDA CAKERRI
200 gr muesli pa gluten Schar
300 gr miell pa gluten Schar
200 gr kos
100 ml vaj ulliri
100 ml qumësht
150 gr sheqer kaf
Lëkurën e një portokalli
1 lugë gjelle pluhur fryrës
Pak kanellë/ Karafil të bluar
Një dorë arra
Shtojmë gjithë përbërësit e lëngshëm në një tas dhe i rrahim. Shtojmë sheqerin dhe i trazojmë sa të shkrijë pak. Shtojmë miellin me pluhurin fryrës, lëkurën e portokallit, kanellën, karafilin dhe në fund muesli me arrat.
E trazojmë masën dhe e kalojmë në tavë me letër pjekje. E pjekim me 190 gradë për 45 minuta.