NGA ZONJA VJOLLCA

180 gr miell

100 gr sheqer

100 gr gjalpë

2 kokrra vezë

Lëkura e 1 portokalli

1 lugë supe ekstrakt vanilje

1 lugë supe konjak

70 gr fruta të sheqerosura

30 gr bajame

Pak kripë

Pluhur pjekës

 

Fillimisht trazojmë në mikser gjalpin me sheqerin, më pas shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me miellin e trazuar me pluhurin pjekës. I miksojmë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë frutat e sheqerosura dhe lëkurën e portokallit. Me masën e përgatitur mbushim kupat e vegjël të kekëve duke i pudrosur me bajame të prera në feta. I vendosim kekët në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb