Është i njohur fakti që mbretëresha Elizabeth II, gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihmoi në forcat ushtarake britanike, edhe pse pjesëmarrja e anëtarëve femra të familjes mbretërore në të tilla misione ishte një fakt jo shumë i përhapur për kohën.

Dokumente, foto dhe të dhëna në lidhje me monarken tashmë të ndjerë, do të përfshihen në një arkiv në dokumentim të kësaj periudhe të jetës së Elizabeth.

Të dhënat ishin pjesë e një arkivi privat që i përkiste instruktores ushtarake, Violet Wellesley, e cila këmbënguli që fotot të mos dilnin ndërkohë që ajo ishte ende gjallë.

7777
7777

Pjesë e akivit janë foto bardh e zi të princeshës 19-vjeçare të veshur me uniformën e mekanikut, si edhe patentën e përkohshme të drejtimit të departamentit të luftës të Mbretëreshës së ardhshme.

22222
22222

Dokumenti zyrtar i lejes së drejtimit përmban të dhënat e mëposhtme: Emri-Mdhëria e saj Princesha Elizabeth, ngjyra e syve- blu, gjatësia- 162 cm, ngjyra e syve- kafe të çelur.

Para vdekjes së saj në 1971, Wellesley dha udhëzime të rrepta që dokumentet të mos i shiteshin askujt deri pasi mbretëresha të kishtendërruar jetë, pasi ajo nuk donte që monarkja të ofendohej.

Pas vdekjes së Mbretëreshës , arkivi është dërguar në ankand nga personi të cilit Wellesley ia kishte besuar.

Midis fotografive janë tre foto në grup të Princeshës Elizabeth me vajza të tjera ATS (Shërbimi i Ndihmës në Terren), dy prej të cilave në një kamion të ushtrisë dhe një tjetër në timonin e një automjeti ushtarak.

33333
33333

Imazhet e tjera tregojnë një vizitë në qendrën e trajnimit ATS në Camberley, Surrey, nga prindërit e saj, George VI dhe nëna e saj, Mbretëresha Elizabeth.

Në dokumentacion, Wellesley lavdëronte punën e mbretëreshës së ardhshme, dhe nënvizonte se Elizabeth nuk kërkoi kurrë të trajtohej ndryshe nga të tjerët, madje këmbëngulte të trajtohej si e barabartë me të tjerët.

5555
5555

“Më kujtohet se sa e kënaqur ndjehej ajo që ishte pjesë e jona ndërkohë që për inspektim në qendrën tonë të trajnimit erdhi Mbreti e Mbretëresha”, thuhet atje.

Arkivi përfshin një letër të dërguar nga Buckingham Palace për Wellesley-t, duke e falënderuar atë për dërgimin e urimeve për ditëlindjen për Elizabeth në ditëlindjen e saj të 23-të në 1949.
Fotografitë dhe dokumentet janë vënë në shitje në ankandin Reeman Dansie nga Colchester, Essex, për 2.000 £.

66666
66666

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: