Në një fjalim historik para deputetëve britanikë në Westminster, zonja e parë e Ukrainës i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë për Ukrainën.

Ajo u shpreh se fitorja e luftës nuk është e vetmja gjë për të cilën vendi i saj ka nevojë në këto momente.

“Ne kemi nevojë për drejtësi”, u shpreh Olena Zelenska.

Duke i bërë jehonë komenteve të kryeparlamentarit Lindsay Hoyle, ajo krahason konfliktin aktual me Luftën e Dytë Botërore dhe deklaroi se sirenat e dëgjuara anembanë Ukrainës janë identike me ato të dëgjuara nga brezat britanikë që nuk u dorëzuan.

“Edhe ne nuk do të dorëzohemi. Do të ishte e paimagjinueshme që nazistët të mos ishin përballur me drejtësinë pas luftës, kështu që e njëjta gjë duhet bërë edhe për Rusinë.”, tha ajo.

Zonja Zelenska i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në ngritjen e një “gjykate speciale” kundër Rusisë për ta mbajtur atë përgjegjëse për krimin e luftës dhe terrorit.

Ajo u shpreh se Britania e Madhe mund të bëhet një lider botëror për këtë çështje.

Bashkëshortja e presidentit Vladimir Zelensky, ka bërë edhe një rezyme të situatës me të cilën përballen qytetarët e vendit të saj.

Ajo tha se ndërsha në zona të tëra të vendit nuk ka energji elektrike, kirurgët detyrohen të kryejnë operacione në errësirë, shërbimi i transportit publik nuk funksion dhe se komunikimi mes njerëzve është vështirësuar.

Ajo përshkroi gjithashtu akte të tmerrshme të dhunës seksuale të dyshuara të kryera nga trupat ruse, duke përfshirë përdhunimin e një vajze katërvjeçare.

Në Kherson, zonja Zelenska thotë se forcat ruse janë ende duke kryer “sulme të planifikuara, mizore” ndaj civilëve, shkollave dhe spitaleve.

Ajo thotë se këto urdhra janë dhënë nga udhëheqja e lartë ruse.

Ndërkohë, zonja e parë thotë se 200.000 km të Ukrainës mbeten të mbuluara me mina dhe municione të pashpërthyera të lëna pas nga trupat ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb