Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ka treguar arsyet se përse disa nga kandidaturat për kreun e ri të partisë janë skualifikuar.
Ai u shpreh se kandidatura e Alesia Balliut nuk është pranuar, është fakti se ajo, sipas tij, ka bërë fushatë me një parti tjetër.
“Shiko, Balliu, zonja Balliu, në fushatën e fundit elektorale, ju e keni parë, doli publikisht dhe tha që do të shkojë, jam duke menduar gjasën, mundësinë e të kandiduarit për një parti tjetër. Pra, u bë me dashje me zotin Sula, i cili tani është kryeinspektor i Ramës. Pra, a nuk është vetëpërjashtim ky? Nuk mund të jesh në dy parti. Pra, në maj të konkurrosh, në prill të konkurrosh për një parti dhe në maj, në një vit më pas, të konkurrosh për një parti tjetër”, tha ai.
