I ftuari i radhës në Festën e Këngës është një këngëtar rebel, i cili i tillë ka mbetur edhe sot, që me shumë vendosmëri, me shumë këmbëngulje vuri emrin e tij në tregun shumë të vështirë të muzikës së lehtë shqiptare. Natyra i ka dhënë një impostim rock, shumë herë hard rock, një zë shumë të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse mbajmë si këngëtarin më të mirë rock Aleksandër Gjokën, edhe këngëtari i ftuar në këtë event muzikor është shumë afër zërit të tij, ndryshon në shumë mënyra të tjera, rock-u i tij është shumë më agresiv, një rock që thotë gjithmonë me forcë të vërtetën. Ai është Leonard Bulku.

Repertori i tij i përket atij zhanri të atyre këngëve të ashtuquajtura ‘Këngët e liqenit’, edhe pse Leonardi kishte filluar të këndonte përpara se të dilnin ‘Këngët e liqenit’. Këngë shumë të thjeshta me tekste dashurie, të cilat në gëzime familjare, me një kitarë, nuk ka pasur shtëpi shqiptare që si ka kënduar. Këto ishin këngët e kënduara nga Leonard Bulku. Edhe pse ka pasur shumë debate në lidhje me autorësinë e këtyre këngëve, këto këngë janë kënduar dhe pëlqyer nga të gjithë. Edhe tani ai vazhdon të këndojë në vendin fqinj Italinë, ku jeton me familjen e tij. Artistët kanë nevojë të thonë fjalën e tyre në muzikën e lehtë shqiptare. Duhet të gjitha institucionet muzikore t’i ftojnë këta artistë.

Leonard Bulku tregon për emisionin ‘Festa e Këngës Shqiptare’ se cilën këngë do këndojë dhe se si ai ka bashkëpunuar me Alban Emirin, një artist edhe ky shqiptar që jeton në Leco, Milano: “‘Na lini të jetojmë’ quhet kënga dhe evokon kohët e shkuara të kënduara në kohën e tashme, ku unë vazhdoj të këndoj si atëherë, kur lirinë e kishim të prangosur, nuk kishim mundësi të këndonim atë që donim, duhet të këndonim brenda kornizave-thotë Leonardi- Dhe lindi kjo këngë nga një djalë i ri shumë më i ri se sa ne, Taulant Zhari, një tekst i goditur. Taulanti e donte shumë kohën tonë, këngët tona, për pas viteve ’90 kur filloi të lulëzojë muzika rock dhe kur muzika u bë më liberale, ai nga ‘Këngët e Liqenit’ kishte dëgjuar emrin tim”.

“Ai i ka rënë pikës me tekstit e bërë por edhe Albani i është përgjigjur çdo vargu më së miri. Me ndonjë ndryshim të vogël, për hatër të ritmikës, shpresojmë që kjo këngë të pëlqehet dhe jam shumë i sigurt që kjo këngë do pëlqehet, se mua edhe sot e kësaj ditë kur e dëgjoj më emocionon dhe gati-gati më vjen për të qarë'”.

Leonard Bulku po përgatitet për një projekt të ri muzikor me mikun e tij Ilir Veliun, me të cilin dikur këndonin ‘Këngët e Liqenit’. Të dy po ri sjellin një pjesë të këtyre këngëve, që i quajnë një vlerë e tyre e brendshme, për të ja ri sjellë publikut.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb