Artistja Rihanna, së fundmi përmes disa fotove dha lajmin e veçantë se po bëhet nënë për herë të parë.

RiRi dhe i dashuri i saj A$AP Rocky po planifikojnë ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

“Ata do të martohen sigurisht. Ajo ka thënë se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, njësoj ka thënë edhe A$AP Rocky”, tha një burim pranë këngëtares, por siç raportojnë mediat ajo do të martohet pas lindjes së bebit.

“Dasma do të bëhet në Barbados, pasi të dy kanë familjet atje, është vendi që i bëri ata bashkë dhe zë një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre”, tha më pas burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: