Këngëtarja mjaft e njohur Irini Qirjako ka treguar se si e ka ndjekur një person që ishte i fiksuar pas saj.

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, Qirjako tregon se ngjarja ka ndodhur në vitet ’93-’94 dhe shprehet se një fans i çmendur e ndiqte pas.

“Më ka trembur shumë, sapo kishte ardhur demokracia….Në vitet 93, 94 diçka e tillë, mbaj mend që ishte një fans i çmendur, mbante gazeta përpara dhe më gjëmonte nga mbrapa,”- tregoi Irini me tej.

Këngëtarja tregoi më tej se nga kjo situatë e ka shpëtuar bashkëshorti dhe kunetërit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: