Gjermania do të vendosë forca shtesë policore për të mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore, aeroportet dhe vendet e tjera të ndjeshme, për shkak të një kërcënimi “shumë të lartë” të elementeve të së djathtës, njoftuan zyrtarët.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë, për masat e reja të sigurisë. “Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë”, tha ministri Seehofer.

Të mërkurën, një ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë vrau nëntë vetë në dy bare në qytetin e Hanaut. I dyshuari më pas u gjet i vdekur në një apartament. Hetuesit janë duke e trajtuar sulmin si akt terrorizmi. Prokurorët thanë se sulmuesi i dyshuar, tani i vdekur, ishte “thellësisht racist”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb