TIRANE

‘News24’ e ‘BalkanWeb’ sigurojnë shkresën përmes së cilës kryedemokrati Lulzim Basha akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike. Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës. Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj cështjeje.

“Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një përsonaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm

  • foto galeri
  • foto galeri

Nisur nga rrethanat sesi është zhvilluar ky takim dhe duke konsideruar se Ministri i Brendshëm ka shkelur standardet ligjore dhe institucionale ne trajtimin e informacionit që pretendon se posedon,  Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se për PD “përforcohet dyshimi se qëllimi I vërtetë I takimit ka qenë shantazhimi i Kryetarit të opozitës”.

Në përfundim të letrës së tij, sekretari i përgjithshëm i PD kërkon nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ta informojë menjëhërë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta tajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit.

“Për sa më sipër, në emër të Partisë Demokratike kërkoj nga ju që të na informoni menjëhërë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta tajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës.

“Në të kundërt, Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimine tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.” – thuhet në letër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb