KOSOVE- Një person është arrestuar sot pasi akuzohet se fshihet pas kërcënimeve ndaj studiuesit të shkencave Islame, Mustafa Bajrami. Ky i fundit deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese dhe se i kishin kërkuar 35 mijë euro.

Hashani po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj hoxhës së Gjilanit, Mustafa Bajramit.

“Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com. Sipas Policisë, për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”. Sot gjatë ditës, Mustafa Bajrami njoftoi përmes profilit të tij në “Facebook” se dikush i ka kërkuar haraç 35 mijë euro, ose do t’i ikte koka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: