Nga: ZONJA KATERINA

500 gr kërpudha
4-5 lgj vaj ulliri
2 gj salcë soje
2 lgj uthull balsamike
1 lugë hudhra të thata
1 lugë borzilok të thatë

Vendosim kërpudhat në një tavë ku shtojmë vajin e ullirit, uthullën balsamike, salcën e sojës, pluhurin e hudhrave të thata dhe borzilokun. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb