TIRANE- Korporata Elektroenergjitike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike ne kaskaden e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek. Sipas KESH sonte në orën 23:00 do reduktohen me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit.

“Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit te saj ne lehtësimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme që sonte në orën 23:00 të reduktojë me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”- thuhet në njoftimin e KESH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: