Pjetri është një i dënuar politik me 25 vite në burgun e Burrelit. Gjatë punës për përkthimin e një vepre ai miqësohet me kapterr Beharin, një i indoktrinuar komunist i paditur që përmes dijes që merr nga i burgosuri arrin të bëhet njeri i lirë në shpirt, duke humbur lirinë fizike. Premiera “Kapterr Behari” me tekst dhe regji të Stefan Çaapalikut u vu në teatrin Metropol këtë javë.

“Një personazh si Pjetri duke mos e pritur askush jashtë buirgut, duke mos pasur njeri pas 25 vitesh në këtë burg të tmerrshëm të diktaturës, i lutet Zotit, ti marrë peërveç shikimit edhe dëgjimin. Ai e di që do të jetë po kaq i persekutuar dhe kaq i dhunuar sa edhe kur ka qenë brenda mureve të burgut”, thotë Naun Shundi.

Ëndrrat erotike të kapterrit, një zili e fshehtë për kulturën e armikut të klasës, familjarët që presin para burgut, dhuna, terrori e skamja shpërfaqen si nënlinja në mizaskena të ndryshme. Ndërsa personazhi që interpreton Naun Shundi, merr rolin e Shën Pjetrit mbi vetëdijen shoqërore ndaj ka një arsye pse shfaqja duhet parë.

“Ata që e kanë jetuar komunizmin duhet ta shohin për të mos e harruar komunizmin ndërsa për brezin që nuk e ka jetuar, nuk kërkohjet mëshirë, nuk kërkohet keqardhje, kërkohet syçeltësi sepse diktaturat, siç e ka treguar historia, ka shumë rrezik të rikthehen”, shprehet Shundi.

Shfaqja vëren se jemi në turmë që nuk arritëm të bëhemi popull dhe se fajet tona indviduale shpejt bëhen kolektive, megjithatë, për atë që ndodhi e atë që do lejojmë të ndodhe, faji, mbetet i yni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb